Roma nderon Italinë në Europë, Milani eliminohet nga Junajtedi (VIDEO)

Roma është skuadra e vetme që do të vazhdojë të luajë në Europë, kjo pasi në ndeshjet e orës 21:00, përfaqësuesi i fundit i Italisë, Milani, u eliminua nga skuadra e Mançester Junajtedit, njofton “infOSport.mk”.

Pas rezultatit pozitiv 1:1 në ndeshjen e parë në “Olld Traford”, skuadra kuqezi nga Milano shpresonte shumë për një kualifikim në çerekfinale të Liga Europa, mirëpo ëndërrën e tyre e prishi, Poll Pogba, i cili vetëm pas 4 minutave të kaluara në fushë (u inkuadrua në fillimin e pjesës së dytë), arriti që të shënojë golin e vetëm dhe të fitores për “Djajtë e Kuq”, që në këtë mënyrë i bashkohen Arsenalit përnë ¼ e finales, kjo pasi Totenhami u eliminua në shtesa nga Dinamo e Zagrebit.

Skuadra e Arijan Ademit shënoi fitore 3:0, duke përmbysur avantazhin 2:0 të skuadrës së Murinjos nga ndeshja e parë në Angli. Heroi i vërtetë i gjigandëve kroat doli të jetë Mislav Orsiç, i cili realizoi që të tre golat, përfshirë këtu edhe golin e artë në minutën e 106-të.

Një vend për në çerekfinale siguruan edhe Granada dhe Arsenali, pavarësisht disfatave në ndeshjet e kthimit, ndërkohë Roma, Viljareali dhe Ajaksi shënuan fitore edhe në ndeshjet e dyta përballë Shakhtar Donetskut, Dinamo Kievit, gjegjësisht Jang Bojsit.

Surprizën më të madhe të mbrëmjes e bëri Slavia e Pragës, që në Renxhers, eliminoi skuadrën e Stiven Zherard, Gllazgoun. 1:1 ishte mbyllur ndeshja e parë në Çeki, ndërsa sonte në Skoci, Slavia Praga falë golave të shënuar nga Olainka dhe Stançiu, shënoi fitore 2:0. Vlen të theksohet se Renxhersi këtë ndeshje e mbylli me 9 futbollistë, pas përjashtimit me të kuq të Rufe (62’) dhe Balogun (73’).

Leave a Reply