Klubet franceze kanë marrë një vendim për sa i përket lejeve për futbollistët që duan të luajnë me ekipet kombëtare në ndeshjet eliminatore për Kupën e Botës “Qatar 2022”.
Sipas asaj që raporton “L’Equipe“, Ligue 1 dhe Ligue 2 kanë dalë të dyja njëzëri me një vendim, ku i kërkojnë Federatës që lojtarët që luajnë për ekipet kombëtare të cilat nuk janë pjesë e Bashkimit Europian, të mos iu jepet leja për të shkuar aty.
Kështu nga ky vendim prekën edhe Kombëtaret e Maqedonisë, Kosovës dhe Shqipërisë.
Te Maqedonia rrezikon të mos luajë Vlatko Stojanovski, i cili mbron ngjyrat e skuadrës së FC Chambly, te Kosova rrezikojnë dy super yjet, Valon Berisha dhe Arbër Zeneli, që mbrojnë ngjyrat e Reims, ndërkohë te Shqipëria rrezikon të mos luaj futbollisti i Ajaçios, Qazim Laçi.
Mungesa e Laçit mund të përbëjë një lajm të keq për kombëtaren shqiptare pasi Amir Abrashi nuk u grumbullua për shkak dëmtimit, ndërsa Klaus Gjasula nuk ndodhet në formën e tij më të mirë.