Xhon Teri prezantohet te Aston Villa

Kapiteni legjendar i Çelzit, Xhon Teri sot edhe zyrtarisht është prezantuar te Aston Villa. Ish kapiteni i “bluve” të Londrës me skuadrën nga “Villa Park” ka nënshkruar kontratë një vjeçare.

Ish reprezentuesi anglez sot është prezantuar edhe zyrtarisht te skuadra e Aston Villas, edhe pse fillimisht kishte paralajmëruar pensionimin pas largimit të tij nga kampionët në fuqi të Çelzit.

TERI VAZHDON KARRIERËN NË KATEGORINË E DYTË TË ANGLISË

Teri pjesë e Çelzit  ishte që nga viti 1998, duke zhvilluar plotë 492 ndeshje dhe duke shënuar edhe 41 gola, ndërsa një periudhë shumë të shkurtë ai ishte huazuar te Notingam Forest, për të cilën skuadër kishte zhvilluar vetëm 6 ndeshje.

Leave a Reply