Reali dhe Siti pa shumë probleme kalojnë në çerekfinale (VIDEO)

Reali i Madridit dhe Mançester Siti pa shumë probleme kanë siguruar një vend për në ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampionëve, njofton “infOSport.mk”. të dyja këto skuadra arsyetuan epitetin e favoritit, duke mos e vënë në pikëpyetje në asnjë moment fitoren edhe në ndeshjet e kthimit.

Kështu Siti, pas fitores 2:0 në ndeshjen e parë, me po të njëjtin rezultat mundi edhe sonte Borusia Menhengladbahun, derisa Reali i Madridit, pas fitores minimale 1:0 në ndeshjen e parë në Itali, sonte në Spanjë, triumfoi me shifrat 3:1 përballë Atalantas së Berat Gjimshitit.

SITI – G’LADBAH – Skuadra e Pep Guardiolas fitoren e arriti në një interval kohor prej vetëm 6 minutash, edhe atë që në pjesën e parë. Ishte Kevin De Brujne, ai i cili në minutën e 12-të hapi serinë e golave, derisa në të 18-tën, Gjundogan dyfishoi rezultatin në 2:0. Kësisoj “citizens” me rezultatin e përgjithshëm 4:0 u kualifikuan në mesin e 8 skuadrave më të mira europiane.

REAL M.-ATALANTA – Reali i Madridit zhvilloi një tjetër super ndeshje përballë Atalantas, duke i shkaktuar edhe një disfatë tjetër skuadrës së Gasperinit, pas asaj në Itali (0:1). Sonte të përzgjedhurit e trajnerit Zinedin Zidane shënuan fitore 3:1, ndërsa të njëjtën e paralajmëroi futbollisti më në formë i “madrilenëve”, Zinedin Zidane me golin e realizuar në minutën e 34-të.

Pas saktësisht një ore lojë, Serhio Ramos nga penaltia dyfishoi epërsinë e “mbretërve”, derisa rezultatin përfundimtarë, Reali i Madridit 3, Atalanta 1, e vendosi Asensio me golin e realizuar në minutën e 85-të. Shpresat e bergamasve për një çast i riktheu kolumbiani, Muriel, me golin e realizuar në minutën e 83-të, mirëpo shumë shpejtë erdhi kundërpërgjigjja e vendasve, të cilët në këtë mënyrë me plotë meritë kualifikohen për në çerekfinale, duke u bërë skuadra e parë spanjolle e këtij edicioni që bënë një gjë të tillë, kjo pasi Barcelona dhe Sevilja u eliminuan nga PSZh-ja, gjegjësisht Borusia e Dortmundit. (infOSport.mk)

Leave a Reply