Seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë, Igor Angellovski dje publikoi listën e futbollistëve në të cilët do të llogarisë për ndeshjet eliminatore për Botërorin e vitit 2022 që do të mbahet në Katar. Ndeshjen e parë ekipi përfaqësues i vendit tonë do ta zhvillojë me 25 mars në Bukuresht kundër Rumanisë, 3 ditë më vonë do të jemi nikoqir të Lihtenshtajnit në Shkup, ndërkohë ndeshjen e fundit të marsit do ta zhvillojmë kundër Gjermanisë në Duisburg me 31 mars.
Angellovski thotë se futbollistët e thirur janë pjesë e ekipit për një periudhë më të gjatë bashkë dhe meritojnë vend në ekipin përfaqësues.
“Lista është përbërë nga lojtarë që ishin pjesë e përfaqësueses tashmë një periudhë më të gjatë kohore. Mund të vërehet se 99% e futbolistëve të ftuar janë të njejtët që më herët bartën barën kryesore, luajtën në Ligën e Kombeve dhe në eliminatoret për Kampionatin Europian dhe arritën që vendit t’i sjellin suksesin historik kualifikimin në EURO 2020, për herë të parë në histori në konkurencë të seniorëve, diçka që kemi pritur prej pavarësisë së shtetit” – është shprehur seleksionuesi Igor Angellovski.
Përgatitjet për fillimin e eliminatoreve për Kampionatin Botëror, përfaqësuesja e vendit tonë do ti nis me 22 mars në Shkup, ndërsa për këto 3 ndeshje eliminatore Angellovski ka ftuar gjithsej 26 futbollistë.
MAQEDONIA |
PORTIERË: Stole Dimitrievski (Rayo Valekano, Spanjë), Damjan Shishkovski (Doksa, Qipro), Martin Bogatinov (Etnikos Ahna, Qipro), Riste Jankov (Rabotniçki); |
MBROJTJE: Stefan Ristovski (Dinamo Zagreb), Visar Musliu (Fehervar, Hungari), Egzon Bejtullai (Shkëndija), Kire Ristevski (Ujpesht, Hungari), Darko Velkovski (Rijeka, Kroaci), Ezgjan Alioski (Lids Junajted, Angli), Gjoko Zajkov (Sharlroa, Belgjikë); |
MESFUSHORË: Enis Bardhi (Levante, Spanjë), Arijan Ademi (Dinamo Zagreb, Kroaci), Boban Nikollov (Leçe, Itali), Stefan Spirovski (AEK Larnaka, Qipro), Elif Elmas (Napoli, Itali), Tihomir Kostadinov (Ruxhomberok, Sllovaki), Daniel Avramovski (Kajzerispor, Turqi), Marjan Radeski (Akademia Pandev), Ferhan Hasani (Partizani, Shqipëri); |
SULMUES: Goran Pandev (Xhenova, Itali), Ivan Triçkovski (AEK Larnaka, Qipro), Ilija Nestorovski (Udineze, Itali), Aleksandar Trajkovski (Majorka, Spanjë), Krste Velkovski (Sarajevo, Bosnjë dhe Hercegovina), Vlatko Stojanovski (Shambli, Francë); |