Barcelona “fluturon” me Messin, i afrohet në vetëm 4 pikë Atletiko Madridit! (VIDEO)

Barcelona shënoi fitore 4:1 përballë Hueskas në ndeshjen e fundit të javës së 27-të në La Liga, duke iu afruar në vetëm 4 pikë liderit aktual, Atletiko Madridit, njofton “infOSport.mk”.

Lionel Messi zhvilloi edhe një tjetër super ndeshje, që njëherit ishte ndeshja e 767-të me fanellën e Barcelonës, duke u barazuar me Çavi Hernandez.

Argjentinasi realizoi dy gola në këtë fitore të thellë, e ku vlen të përmendet goli i parë, që ishte një “golazoooo” i vërtetë.

Një tjetër “golazooo” realizoi edhe Antuan Grizman në minutën e 35-të, ndërkohë një minutat shtesë të pjesës së parë, Rafael Mir nga pika e bardhë zbuti rezultatin e “katalunasve” në 2:1.

Ishte kjo gjithçka që bënë mysafirët në këtë ndeshje, kjo pasi në pjesën e dytë në fushë foli vetëm Barcelona, që shënoi edhe dy gola të tjerë.

Mingueza në minutën e 53-të shënoi golin e tretë për Barcelonën, ndërkohë Messi në minutën e 90-të shënoi edhe golin e katërt dhe të fundit të këtij takimi. Për Lionel Messin ishte ky goli i 21-të sezonal, me çka argjentinasi udhëheq bindshëm listën e golashënuesve, ndërsa me këtë fitore Barcelona tashmë shton realisht gjasat për titullin kampion. (infOSport.mk)

Leave a Reply