Një episod vërtetë i pabesueshëm ka ndodhur në fundin e pjesës së parë në ndeshjen e fundit të javës së 27-të në La Liga midis Barcelonës dhe Hueskas, që u mbyll me epërsinë minimale 2:1 të “katalunasve”, njofton “infOSport.mk”.
Messi dhe Grizman ishin autorë të dy super golave për Barcelonën në minutat 13 dhe 35, ndërkohë golin e vetëm për mysafirët në minutën e katërt shtesë të pjesës së parë e realizoi Rafael Mir.
Ky i fundit shënoi nga penalltia, por akordimi i saj ishte mjaft i çuditshëm, pasi nga pamjet duket që topi ka kaluar dhe Ter Shtegen nuk e prek fare sulmuesin e Hueskas, i cili më pas doli të jetë i saktë dhe të ngushtojë epërsinë e Barcelonës. (infOSport.mk)