Java e 25-të në Superligën e Kosovës sjellë derbin e madh, Ballkani-Drita

Sot në elitën e futbollit kosovar në program janë 3 ndeshje, e ku pa dyshim se ndeshja që spikat më së shumti, është ajo midis Ballkanit dhe Dritës, dy skuadrave të cilat më së shumti kanë qëndruar në pozitën e parë gjatë këtij edicioni, njofton “infOSport.mk”.

Aktualisht Drita e strategut shkupjan, Ardian Nuhiut mban pozitën e parë me 53 pikë, dy më shumë se Ballkani i Blendi Shkëmbit, i cili njëherit do të ketë edhe testin më të rëndë pikërisht sot.

Një disfatë ndaj kampionëve në fuqi do të zbehte gjasat e skuadrës nga Suhareka për titullin kampion, ndërkohë fitorja do i ngjiste ata në pozitën e parë. Barazimi nuk do i shkonte për shtati asnjërës skuadër, përveç Prishtinës së Zekirja Ramadanit, që të shtunën u ndal në Drenicë nga Feronikeli.

Pas një serie pozitive prej 15 ndeshjeve pa fitore, Prishtina u mund nga skuadra e Niklit me shifrat 2:0, duke mbetur në kuotën e 50 pikëve, 3 më pak se Drita dhe 1 më pak se Ballkani.

NDESHJET TJERA – Luftë interesante edhe për mesin e tabelës, për të cilën po diskutojnë disa skuadra, përfshirë këtu edhe Gjilanin dhe Trepçën ’89, që pritet të luftojnë për pozitën e katërt.

Këto dy skuadra do të takohen sot në Gjilan, aty ku me shumë vëmendje do të përcillet debutimi i Ismet Munishit në bankinën e skuadrës vendase, ndërsa në “Bajram Aliu”, pritet një luftë e madhe në mes Drenicës dhe Arbërisë për të siguruar një pozitë për mbijetesë.

Leave a Reply