Atl.Madridi rrëshqet sërish, ju jep ende shpresa Barcelonës dhe Real Madridit

Getafe dhe lideri aktual i La Liga-s, Atletiko Madridi barazuan pa gola në ndeshjen e javës së 27-të, njofton “infOSport.mk”.

Në këtë mënyrë Atletiko Madridi vazhdon të humbas pikë, ashtu që avansi para Realit të Madridit dhe Barcelonës po shkrihet me një tempo shumë të shpejtë.

“Mbretërit” sot mundën Elçen me përmbysje (2:1), falë “dopietës” së Karim Benzemas dhe tashmë mbrapa Atletikos mbetet me vetëm 6 pikë, ndërkohë “katalunasit” me 7 pikë, mirëpo edhe një ndeshje më pak, atë kundër Hueskas, ndeshje kjo që në program është të hënën.

Ndërkohë Getafe me 28 pikë renditet në pozitën e 15-të. (infOSport.mk)

Leave a Reply