Ismet Munishi edhe zyrtarisht është prezantuar si kryetrajner i Gjilanit. Marrëveshja e Munishit me Gjilanin është për një vit e gjysmë, ndërsa i njëjti së fundmi ishte pjesë e Ballkanit, njofton “infOSport.mk”.
Një ndër trajnerët më të njohur kosovar me shumë sukses kishte drejtuar Ballkanin, me ç’rast skuadra e drejtuat nga ai njihej për futboll të shpejt dhe dinamik dhe duke arritur edhe në finale të kupës në edicionin e kaluar.
Munishi te Gjilani ka marrë me vete edhe Agim Maliqin, i cili do të zë vendin e asistentit të deritanishëm Granit Dervisholli.
Kujtojmë se Agim Maliqi, gjithashtu ishte pjesë e stafit të trajnerit Ismet Munishi, derisa ky i fundit ishte pjesë e skuadrës nga Suhareka, KF Ballkani.