Vllaznia e Pozheranit që sezonin e ri futbollistik do të luaj në Vala Superligën e Kosovës, ka goditur fuqishëm në merkato, duke paralajmëruar se në elitën e futbollit kosovar nuk do të futet vetëm për numër, por për të vazhduar të shkruaj historinë e saj edhe më tej, pas atij suksesi historik të arritur sezonin e kaluar.
Ata të dielën kanë nënshkruar me tre futbollistë të rinj, dy prej të cilëve janë afrikan. Fjala është për Engobo Iyenze, Yanne Mavoungou dhe Aldon Iseni, një futbollist shqiptarë, që te skuadra e Vllaznisë vjen nga Zvicra.
Kjo treshe te Vllaznia vjen falë angazhimit të menaxherit shqiptarë nga Kosova, Faruk Pogragjaj, i cili pritet që te skuadra e Vllaznisë të sjellë edhe emra të tjerë, me të cilët do e bënte skuadrën nga Pozherani një skuadër shumë serioze, që mund të luaj rol sezonin e ardhshëm në mesin e më të mirëve në futbollin kosovar.