Angel Di Maria është që nga viti 2015 pjesë e Paris Sen Zhermen, kohë kur u transferua nga Mançester Junajtedi drejt Francës për një shumë prej 63 milionë eurove.
Argjentinasi është drejt fundit të kontratës me kampionët e Francës, pasi kontrata aktuale i skadon në muajin qershor.
Sidoqoftë, PSZh-ja ka nisur të lëvizë dhe sipas asaj që raporton “RMC Sport”, drejtuesit e klubit kanë gjetur marrëveshjen me Di Marian, që ky i fundit të rinovojë edhe për një vit tjetër.
33-vjeçari shihet si një lojtar i rëndësishëm për ekipin francez dhe këtë gjë e ka konfirmuar edhe këtë sezon, ku ka qenë protagonist me 4 gola dhe 9 asiste në 19 ndeshje në Ligue 1. Ndryshe me PSZh-në, Di Maria numëron gjithsej 248 ndeshje, 87 gola dhe 104 asistime.