Ndeshjet e orës 21:00, favoritët pa probleme (VIDEO)

Ndeshjet e orës 21:00 janë mbyllur me rezultate kryesisht të pritura, ku skuadrat favorite në asnjë rast nuk e diskutuan fitoren, njofton “infOSport.mk”.

Fitoren më të thellë e regjistroi Roma, që në “Olimpiko” mundi Shakhtar Donetskun me shifrat 3:0, Arsenali në Athinë mundi Olimpijakosin me shifrat 3:1, ndërsa fitore identike 2:0 për Totenhamin dhe Granadan.

Totenhami i Hoze Murinjos në terren vendas falë golave të shënuar nga Hari Kejn (25’, 70’), mundën Dinamo Zagrebin  e Arijan Ademit dhe Lirim Kastratit. Ademi luajti për gjatë 90-të minutave, duke u ndëshkuar edhe me kartonë të verdhë, ndërsa Lirim Kastrati në lojë u inkuadrua nga minuta e 64-të.

Edhe skuadra e dytë angleze, Arsenali regjistroi një fitore të sigurtë 3:1 ndaj Olimpijakosit grek, që në një moment shpresonte për më shumë, pas atij gabimi të Sebajos, kur barazuan shifrat në 1:1.

El Arabi shënoi golin e vetëm për Olimpijakosin, derisa autorë të golave për “topçinjtë” ishin Odegard (34’), Gabriel (79’) dhe Elneny (85’).

Marash Kumbulla kreu me sukses detyrat e dhëna nga trajneri Fonseka, duke qenë pjesë e rëndësishme të fitores së madhe të Romës 3:0 ndaj Shakhtarit.

Pellegrini hapi serinë e golave në minutën e 23-të, El Sharavi me një super slalom në zonën kundërshtare në minutën e 73-të dyfishoi rezultatin në 2:0, ndërkohë rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, Roma 3, Shakhtari 0 e vendosi Mançini me golin e shënuar në minutën e 77-të.

Fitore komode edhe për Granadan, skuadër kjo që me shifrat 2:0 mundi Molden. Zhorge Molina (26’) dhe Roberto Soldado (76’) shënuan golat për skuadrën spanjolle, që me këtë fitore është shumë afër kualifikimit për në ndeshjet çerekfinale. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply