Francezi i Paris Sen Zhermen, Kylian Mbappe me plotë të drejtë shihet si pasardhësi kryesor i Lionel Messit dhe Kristiano Ronaldos. Ai një gjë të tillë po e konfirmon nga dita në ditë, ndërsa e konfirmoi edhe mbrëmjen e kaluar në ndeshjen e 1/8 së finales kundër Barcelonës, kur edhe shënoi golin e vetëm në barazimin 1:1.
Falë lëtij goli, Mbappe bëhet futbollisti më i ri në historinë e Ligës së Kampionëve që arrin kuotën e 25 golave. Sulmuesi i PSZh-së 25 gola në ligën më prestigjioze europiane në nivel klubesh ka arritur në moshën 22 vjeç e 80 ditë, duke i marrë fronin Lionel Messit.
Argjentinasi i Barcelonës shifrën e 25 golave e kishte arritur vetëm në moshën 22 vjeç e 286 ditë.