Maqedonisë U19 nuk i mjaftoi goli i Rexhepit përballë Bosnjes!

Përfaqësuesja U19 e Maqedonisë në futboll gjatë ditës së djeshme ka zhvilluar njëmiqësore luksi kundër moshatarëve të Bosnje e Hercegovinës, ndaj së cilës do të zhvillojë edhe një tjetër ndeshje të enjten, njofton “infOSport.mk”.

Ndeshja e parë e zhvilluar dje përfundoi me rezultatin 2:1 në favor të boshnjakëve, edhe përkundër faktit se Maqedonia kishte avansuar e para me golin e Samet Rexhepit.

Futbollisti i FC Shkupit realizoi gol në minutuën e 18-të, ndërsa boshnjakët falë golit të shënuar nga Salih Vikteshkiq (30’) në pushim shkuan me barazim 1:1.

Për fitoren e Bosnje e Hercegovinës në këtë përballje, u përkujdes Enver Kulashin, me golin e realizuar në minutën e 62-të.

Trajneri Vlatko Grozdanoski në 11-shen e para u kishte besuar këtyre futbollistëve: Stefan Mitrev, Ljupçe Kudev, Gregori Davkov, Andrej Stojçevski, Filip Gjorgoski, Behar Feta, Oktaj Rakipi, Dashmir Elezi, Marin Tallakov, Samet Rexhepi, Berat Kalkan, ndërkohë nga bankina në lojë gjatë pjesës së dytë u inkuadruan edhe: Hristijan Georgievski, Besar Guxhufi, Vane Krstevski, Mihail Talevski dhe Emir Saitovski.

Maqedonia dhe Bosnje e Hercegovina miqësoren e tyre të dytë do ta zhvillojnë me 11 mars në Megjugorje. (infOSport.mk)

Leave a Reply