Euro Futsal, Maqedonia e pëson rëndë nga Serbia, Ismaili shënon golin e vetëm “verdhekuq” (VIDEO)

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futsal pa pësuar disfatë 6:1 në ndeshjen  e xhiros së katërt në kuadër të grupit të katërt eliminatorë për Europianin e ardhshëm në futsal, njofton “infOSport.mk”.

Të besuarit e trajnerit Vasko Skenderovski në këtë ndeshje u futën me shumë optimizëm, sidomos pas atij barazimi 1:1 të disa ditëve më parë në Vranje të Serbisë. Dhe realisht ky optimizëm dha rezultatin e duhur në fillim të takimit, pasi falë Taulant Ismailit, Maqedonia avansoi e para në këtë takim, mirëpo vazhdimi i ndeshjes doli të jetë shumë i rëndë për Maqedoninë, pasi thjesht “verdhekuqtë” nuk kishin asnjë kundërpërgjigje për lojtarët e disponuar serb.

Prshiq nga penaltia barazoi shifrat, që më pas një autogol i Dragan Petroviq ti sigurojë për herë të parë në këtë ndeshje epërsinë Serbisë. Mirëpo këtu nuk ishte fundi i golave të shënuar nga ana e mysafirëve gjatë pjesës së parë, pasi Petrov dhe Lazareviq me dy gola të tjerë bënë që Serbia në pushim të shkojë me shifrat 4:1.

Ky rezultat i thellë nuk i la shumë zgjidhje trajnerit Skenderovski në pjesën e dytë, pasi në pjesën më të madhe të saj, Maqedonia luajti pa portier në portë, ndërsa këtë më së miri e shfrytëzuan mysafirët me dy gola të shënuar nga distanca. Në fund fitore 6:1 për Serbinë, që me 5 pikë të tubuara tashmë renditet në pozitën e dytë, menjëherë pas Bosnje e Hercegovinës që ka 9 pikë.

Pikërisht boshnjakët do të jenë kundërshtarët e rradhës të Maqedonisë me 8 prill në Shkup, ndërsa ndeshjen e fundit të këtij cikli eliminatorë, “verdhekuqtë” do ta zhvillojnë me 14 prill në transfertën kundër Rumanisë. (infOSport.mk)

Leave a Reply