Marek Hamshik ka nënshkruar zyrtarisht marrëveshje me klubin suedez IFK Goteborg deri më 30 gusht 2021.
“Testet mjekësor janë kaluar, kontrata është nënshkruar”, ka shkruar klubi në faqen e tyre zyrtare, duke njoftuar ardhjen e lojtarit sllovak.
Hamsik ka nënshkruar një marrëveshje deri më 30 gusht me klubin suedez, që do t’ia mundësojë 33-vjeçarit të jetë në formë të mirë para Kampionatit Evropian këtë verë.
“Ne patëm një bisedë shumë të mirë që kur kontaktuam për herë të parë me të dhe ai ndan vizionin tonë. Marek është këtu për të performuar dhe është shumë i motivuar. Ai mishëron shumë nga ato që IFK Goteborg dëshiron të jetë” – thanë nga klubi suedez.