Luis Gustavo braktis Volfsburgun, transferohet në Francë

Mesfushori brazilian i Volfsburgut, sezonin e ri futbollistik me shumë gjasa do të luaj në elitën e futbollit francez, te skuadra e Olimpikut të Mmarsejës. Një gjë të tillë ka njoftuar e përditshmja franceze, “L’equipe”, sipas së cilës është arritur edhe akordi mes klubeve për këtë transferim.

Gustavo gjatë ditës së nesërme pritet të arrijë në Marsejë për të kryer vizitat mjekësore dhe më pas për të nënshkruar kontratën me skuadrën nga “Velodrome”, drejtuesit e së cilës skuadër do të duhet ti paguajnë Volfsburgut një shumë prej 8 milion euro.

Emri i Luis Gustavos lidhej edhe me një kalim të mundshëm te Milani, skuadër kjo e cila në fund u vendos për turkun, Hakan Çalhanoglu.

Luis Gustavo pjesë e Volfsburgut ishte që nga viti 2013-të, ndërsa më parë në Bundesligë kishte luajtur edhe me Hofenhajmin dhe Bajern Munihun.

 

Leave a Reply