Gola të bukur realizohen në çdo kampionat, teksa të veçantë janë kryeveprat që vijnë nga Spanja dhe Moldavia. Largie Ramazani është pjesë e ekipit B të Almerias B dhe ka realizuar një eurogol në ndeshjen e fundit.
Sulmuesi belg “shpiku” një goditje fantastike nga gjysmëfusha e tij, duke zënë të papërgatitur portierin kundërshtar. Topi në rrjetë dhe festë e madhe për 20-vjeçarin dhe shokët e skuadrës.
Gol i mrekullueshëm edhe në Moldavi. Sherif Tiraspol fitoi 7:0 në shtëpi kundër Dinamo-Auto dhe vazhdon të marshojë drejt një titulli tjetër kampion, duke pasur parasysh se pas 24 xhirove ka një distancë prej 9 pikësh ndaj skuadrës së dytë në tabelë, Petroclub.
Sebastien Thill realizoi golin e pestë të skuadrës së tij në minutën e 59-të. 27-vjeçari nga Luksemburgu dhuroi një goditje fantastike, që i mahniti të gjithë të pranishmit.