Derbi shqiptarë midis dy skuadrave tetovare, Shkëndijës dhe Renovës është mbyllur me barazim pa gola, njofton “infOSport.mk”. Megjithatë barazimin e “kuqezinjëve” të Shkëndijës nuk arriti dot ta shfrytëzojë FC Shkupi, që në rolin e nikoqirit u mund nga Rabotniçki me rezultatin 2:0.
“Romantikët” kishin një super start, ndërsa vetëm pas 10 minutuave lojë avansuan falë golave të shënuar nga Kristijan Stojkoski (1’) dhe Nikolla Prelçec (9’).
Struga Trim Lum edhe pse kishte avantazh dhe ishte kundërshtarë më i mirë se Vardari, nga Shkupi rikthehet me vetëm një pikë, pasi barazoi 1:1 kundër Vardarit. Aleksandar Ristevski nga pika e bardhë kaloi në epërsi Struga Trim Lumin në minutën e 21-të, ndërkohë Filip Petkovski 15 minuta para fundit të takimit shënoi golin e barazimit për Vardarin.
Pejakoviç sërish shënoi për Pelisterin, duke i mundësuar ekipit nga Manastiri edhe një fitore tjetër shumë të rëndësishme në luftën për mbijetesë, ndërkohë derbi lokal i Strumicës midis Bellasicës dhe Akademia Pandevit u mbyll me barazim pa gola.
Kujtojmë të shtunën, Makedonija GJ.P në terren vendas kishte mundur Sileksin me rezultatin minimal 1:0. (infOSport.mk)
LPFMV – Java 22 |
||||||||||||||||||
|