Juventusi ka regjistruar një fitore shumë të rëndësishme 3:1 si vendas kundër Lacios në kuadër të javës së 26-të në “Serie A”, njofton “infOSport.mk”.
Skuadra e Andrea Pirlos nuk e nisi mirë ndeshjes, pasi pranuan gol që në minutën e 14-të, që ishte pjesë e Hoakin Korea.
Pas këtij goli gjithçka në duart e tij morri sulmuesi spanjoll, Alvaro Morata, duke luajtur rolin e heroit dhe Ronaldos, që nuk e nisi ndeshjen si titullarë.
Morata fillimisht asistoi për Adrien Rabiot, i cili në minutën e 39-të realizoi një super gol, që më pas të shënojë dy gola në minutën e 57-të dhe 60-të nga penaltia, për të siguruar fitoren e “biankonerëve”.
Juventusi e nisi ndeshjen pa yllin e saj, Kristiano Ronaldo, i cili ishte pushuar nga Andrea Pirlo, pasi ishte ankuar në një lëndim të lehtë, megjithatë duke njohur shpirtin e tij luftarak, i njëjti u inkuadrua në lojë në minutën e 69-të, duke qenë pjesë e kësaj fitore të skuadrës torineze, që vazhdon të ëndërrojë për mbrojtjen e titullit kampion. (infOSport.mk)