E shtuna në futbollin europian na ka servuar derbin e madh gjerman midis Bajernit të Munihut dhe Borusia Dortmundit, njofton “infOSport.mk”. Këto dy skuadra viteve të fundit po luajnë rolin kryesor në futbollin gjerman, mirëpo gjithnjë me Bajernin që merr piedestalin, mirëpo jo të paktën edhe për ndeshjen e sotme, aty ku në 10 minutat e para fjalën kryesore e ka “përbindëshi” Erling Haaland.
Sulmuesi norvegjez ka arritur të shënojë dy herë në rrjetën e Manuel Nojer, i cili golin e parë e pranoi vetëm pas dy minutave lojë. Haaland lëshoi një goditje me të majtën e tij nga distanca, e që nga këmbët e Boateng u devijua në rrjetën e Nojer për rezultat 1:0.
Nuk vonoi shumë dhe një super aksion i “milionerëve”, bëri që Haaland të shënojë edhe golin e dytë, këtë herë duke iu falënderuar asistit të Hazard.
Pas 10 minutave të para, Bajerni i Munihut në shok të vërtetë përballë Dortmundit që si duket ka ardhur për të marrë pikët e plota!.