Juventusi nuk është në një situatë të prosperuar financiare, ashtu që pas përfundimit të sezonit aktual, drejtuesit “bardhezi’ do të duhet të marrin një vendim shumë të rëndësishëm, shkruan “Tuttomercatoëeb”, përcjellë “infOSport.mk”.
Për të kapërcyer efektet negative të pandemisë, gjigandët nga Torino do të detyrohen të humbin të paktën njërin nga futbollistët e tyre më të shtrenjtë.
Dilema e drejtuesve të Juves është nëse do t’i ofrojnë një kontratë të re Kristiano Ronaldos. Portugezi ndihet shumë mirë te Juve. Ai ka një kontratë deri në verën e vitit 2022 dhe është gati ta zgjasë atë, por drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” ende nuk janë të vendosur për ti propozuar diçka konkrete portugezit.
Në rast se Kristiano Ronaldo do të qëndronte te Juve edhe 1-2 vite, çmimi i tij do të binte ndjeshëm, kjo për shkak moshës së tij, ndërsa njëkohësisht ai do të vazhdonte të merrte një pagë të majme te Juve.
Pikërisht kjo është arsyeja që drejtuesit e Juves po mendojnë shitjen e portugezit në fund të sezonit.
Nëse Ronaldo do të qëndronte, Juventusi është më se e sigurtë se do të ndahej me futbollistin e dytë më të paguar, Mathijs De Ligt. Mbrojtësi holandez është i ri në moshë dhe Juve nga ai do të mund të përfitonte një shumë të majme parash, gjithnjë nëse “biankonerët” detyrohen ta shesin atë.