Euro Futsal, Maqedonia kthehet me një pikë nga transferta e vështirë në Serbi

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futsal ka regjistruar një barazim të shkëlqyeshëm në udhëtim te Serbia.  1:1 u mbyll takimi i zhvilluar në Vranje, aty ku edhe përkundër dominimit total të ekipit vendas, Maqedonia në fund arriti që të lëshojë palestrën e pamposhtur, duke shtuar gjasat në këtë mënyrë për kualifikim në Europianin e ardhshëm, njofton “infOSport.mk”.

Që të dy golat u shënuan në pjesën e parë, edhe atë që në 10 minutëshin e parë.

Prshiq kaloi në epërsi Serbinë vetëm pas 4 minutave lojë, ndërkohë Igor Krstevski në minutën e 10-të shënoi për barazim të rezultatit.

Ishte kjo ndeshja e parë mes këtyre dy përfaqësueseve në kuadër të grupit të katërt eliminatorë, ashtu që të martën e ardhshme (09 mars), këto dy ekipe do të përballen në Shkup.

Pas 3 xhirove të para, Bosnje e Hercegovina me 9 pikë maksimale kryeson grupin, derisa Rumania, Maqedonia dhe Serbia kanë tubuar nga 2 pikë. (infOSport.mk)

Leave a Reply