Euro Futsal, Maqedonia sonte përballë Serbisë

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futsal sonte do të zhvillojë ndeshjen e tretë në kuadër të grupit të ktërt eliminator për kualifikim në Europianin e ardhshëm, njofton “infOSport.mk”.

Kundërshtarë i “verdhëkuqve” do të jetë përfaqësuesja e Serbisë, me të cilën skuadër djemtë e Skenderovskit do të zhvillojnë dy ndeshje të njëpasnjëshme.

Sonte këto dy përfaqsësuese do të përballen në Vranje, ndërkohë të  martën që vjen pason dueli në Shkup.

Seleksionuesi, Vasko Skenderovski në prag të takimit të parë po has në probleme, pasi nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e brazilianit të naturalizuar, Daniel De Souza, ndërsa në pikëpyetje është edhe paraqitja e Darko Rangotov dhe Ivan Krstevskit.

Serbia shihet si favorite në këtë përballje, edhe përkundër faktit se nuk ka bindur në dy xhirot e para, ku ka marrë vetëm një barazim, dhe së bashku me Maqedoninë kanë vetëm nga një pikë në grup. Në anën tjetër, Bosnje e Hercegovina me 9 pikë kryeson grupin, para Rumanisë (2 pikë), ndaj së cilës kombëtare mbrëmë boshnjakët shënuar fitore 3:2. (infOSport.mk)

Leave a Reply