Struga Trim Lum të mërkurën në terren vendas do të mirëpret Pelisterin, skuadër kjo që në Strugë udhëton pas fitores 3:1 ndaj Renovës në Manastir, njofton “infOSport.mk”.
Atmosferë pozitive në ndërkohë edhe në kampin e Struga Trim Lum, skuadër kjo që nuk njeh disfatë në ndeshjet e deritanishme me Pelisterin.
Ndeshja e parë e këtij edicioni mes këtyre dy skuadrave e zhvilluar në Manastir u mbyll me barazim 1:1, ndërsa Nijas Lena ishte autori i golit për Struga Trim Lum, gol të cilin do ta kujtojë çdoherë që do luaj kundër Pelisterit.
“Tani sa herë që do përballemi me Pelisterin, do më kujtojë atë gol që është një ndër golat më të bukur që kam shënuar në karrierën time. Kështu që dhe nesër padiskutim që do provoj përsëri një gjuajtje të tillë në rast se më jepet mundësia, por me rëndësi do jetë të marrim maksimumin e pikëve” – tha për “infOSport.mk”, Nijas Lena.
Ndeshj Struga Trim Lum – Pelisteri zhvillohet nesër me fillim në ora 14:00 në stadiumin e qytetit në Strugë, aty pranë liqenit. (infOSport.mk)