Partizani nesër në kuadër të javës së 22-të në elitën e futbollit shqiptarë do të jetë mysafir i Apolonisë në Fier. Në sy të parë shihet ky si një kundërshtar i lehtë në letër për “Demat e Kuq”, që shpresojnë të arkëtojnë 3 pikët e plota dhe të vazhdojnë luftën për pozitën e parë me Vllazninë e Shkodrës.
Para këtij takimi në konferencë për shtyp ka folur trajneri i Partizanit, Ilir Daja, i cili surprizoi me deklaratën e tij, e që kishte të bëjë me afrimet e janarit, përfshirë këtu edhe atë të Ferhan Hasanit.
“Barazuam me Laçin në ndeshjen e fundit, që është një prej pretendentëve. Ne jemi me të njëjtin kontingjent, përveç janarit, sepse afrimet e janarit nuk na kanë ndihmuar shumë, por nuk kanë qenë pjesë e rëndësishme e grupit. Kemi luajtur mirë dhe na jep garanci për të ardhmen. Mendojmë se jemi në gjendje të mirë, por nuk ka ndeshje të lehta. Në fillim të këtij viti kemi barazuar në Elbasan. Atmosfera është e mirë, përveç lojtarëve të dëmtuar, që nuk do jenë pjesë e jona. Jemi mirë edhe psikologjikisht” – është shprehur Daja.
Plotë katër futbollistë janë në dyshim për sfidën ndaj Apolonisë për Partizanin. Valentino Murataj, Stenio Zhunior, Rron Broja dhe Ferhan Hasani nuk ishin të gatshëm për trajnerin Daja kundër Laçit, ndërsa të njëjtit rrezikojnë dhe transfertën kundër Apolonisë në Fier nesër, ndeshje kjo që starton në ora 13:00.