Real Madridi humbi pikë të rëndësishme në garën për titullin kampion (VIDEO)

Skuadra kampione e Spanjës, Real Madridi dhe Real Sociedadi kanë barazuar 1:1 në ndeshjen e javës së 25-të në La Liga.

Që të dy golat në këtë ndeshje u realizuan gjatë pjesës së dytë, edhe atë me ekipin bask që avansoi i pari falë golit të Kristian Portu (55’), derisa barazimin “madrilenët” e gjetën vetëm në minutën e 89-të, kur në skenë foli rezervisti Vinicius Zhunior.

Braziliani në këtë mënyrë arriti të shpëtojë nga disfata 13 herë kampionët e Europës, mirëpo pikët e humbura nga kjo ndeshje mund të tregohen si vendimtare në luftën për titullin e kampionit.

Pas këtij rezultati “Los Blancos” mbeten në pozitën e tretë, mirëpo me pikë të njëjta me Barcelonën e vendit të dytë (53 pikë).

La Ligan e kryeson Atletiko Madridi me 58 pikë dhe një ndeshje më pak ndaj dy skuadrave gjigande spanjolle. (infOSport.mk)

Leave a Reply