Shkupi në stadiumin pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut sot nga ora 14:00 do të pret Akademia Pandevin në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 20-të në elitën e futbollit vendor.
Bardhekaltërit për këtë sfidë do të kenë vetëm një mungesë dhe ai është mbrojtësi, Fatih Ismaili. Ky i fundit mori një lëndim në ndeshjen e parë të gjysmësezonit pranveror ndaj Barecit, ndërsa ekzaminimet mjekësore gjatë javës tjetër do të tregojnë seriozitetin e dëmtimit.
Ndërkohë trajneri i bardheblube, Hasan Ozer për sfidën ndaj skuadrës nga Strumica do të ketë në dispozicion, Besart Krivanjevën që mungoi javën e kaluar për shkak kartonave, ndërsa nga tabori i Shkupit kanë njoftuar se gati për lojë do të jetë edhe përforcimi i ri, Abdul Ratubjaje, pasi u është rregulluar dokumentacioni i nevojshëm.