Mark Markez është fitues i Çmimit të Madh të Gjermanisë në kampionatin e Moto GP-së.
Markez e mbylli i pari garën, ndërsa pas tij u renditën Jonas Folger në vendin e dytë dhe Daniel Pedrosa në të tretin që kompletoi podiumin.
Vendi i katërt në këtë garë i takoi Vinales, ndërsa Valentino Rosi nuk shkoi më shumë se vendi i pestë.
Gara e radhës në Moto GP do të zhvillohet me 6 gusht në Çeki.