Ky është Pérez: Kur të gjithë e prisnin Haaland, ai është gati të harxhojë 100 mln euro për bishën e Interit!

Kërkimet për pasardhësin e denjtë të Karim Benzemas te Reali i Madridit, tashmë po zgjasin disa edicione me rradhë.

Numri një i “madrilenëve”, Florentino Pérez viteve të fundit ka harxhuar me qindra miliona euro për transferimin e sulmuesve të kalibrit të lartë. Megjithatë Benzema rregullisht i mposhte që të gjitha, duke mbetur sërish zgjidhja e parë në sulmin e “mbretërve”, mirëpo mosha e tij bënë që drejtuesit e Realit urgjentisht të kërkojnë një pasardhës të tij.

I gjithë opinioni sportiv në Europë pret që Perez të transferojë sulmuesin norvegjez Erling Haaland, mirëpo si duket numri një i Realit të Madridit në mendje ka një opcion tjetër.

Perez është i gatshëm të harxhojë 100 mln euro për të sjellë në “Santiago Bernabeu”, sulmuesin e Interit, Romelu Lukaku.

Sulmuesi belg konsiderohet si një ndër sulmuesit më dominues në futbollin europian. Konstrukti i tij fizik shpeshherë sjellë makthe për rivalët e tij në terren, ndërsa kjo bënë të mendohet se i njëjti është një kalibër ideal për sulmin e Realit të Madridit.

Inter ndodhet në krizë të madhe financiare, ndërsa një injeksion prej 100 milion eurove do të mbante këtë klub në këmbë dhe do ta shpëtonte nga bankrotimi.

Lukaku edhe këtë edicion po luan në një formë të jashtëzakonshme, teksa në 30 ndeshje me fanellën “zikaltër” ka regjistruar 23 gola. (infOSport.mk)

Leave a Reply