Milani të enjten e kaluar ishte mysafir i Crvena Zvezdës në Beograd. Kjo ndeshje ishte e vlefshme për ndeshjet e Liga Europa, ndërsa edhe pse u zhvillua pa prezencën e publilkut për shkak pandemië “Covid 19”, në tribunën VIP kishte pjesëtarë dhe disa mbështetës të Crvena Zvezda.
Ata kanë ofenduar yllin kuqezi, Ibrahimoviç, duke pasur në shënjestër prejardhjen e tij boshnjake, vend në cilin shteti serb ka bërë disa masakra.
Ndërkohë UEFA, duke parë gjithë këtë skenë aspak të hijshme, mësohet se ka nisur hetimet dhe pritet të ketë një dënim për klubin serb, edhe pse këta të fundit kanë kërkuar falje.