Derbi i javës, Struga Trim Lum-Makedonija GJ.P u mbyll me barazim (VIDEO)

Struga Trim Lum dhe Makedonija GJ.P barazuan 1:1 në derbi ndeshjen e javës së 19-të, që u zhvillua në stadiumin e qytetit në Strugë aty pranë liqenit, njofton “infOSport.mk”.

Edhe pse vendasit më shumë e dëshironin fitoren dhe vraponin shumë më shumë se mysafirët, në fund barazimi doli të jetë edhe reuzltati i këtij takimi, mes dy skuadrave që vazhdojnë të renditen në pozitat 3 dhe 4.

Të dyja skuadrat e filluan ndeshje disi të rezervuara, ndërkohë me kalimin e kohës, Struga Trim Lum po merrte krahë, mirëpo në përgjithësi tentativat e tyre ishin me goditje nga distanca, që nuk dhanë rezultat pas 45 minutave të para.

Fillimi i pjesës së dytë foli për mysafirët nga Gjorçe Petrovi, që avansuan me golin e Esmin Liçina në minutën e 51-të. Kjo prishi planet e vendasve, të cilët realisht nuk e kishin pritur një gol në rrjetën e tyre vetëm pas 6 minutave të kaluara në pjesën e dytë.

Kështu ata në vijim të takimit diktonin tempo në lojë, mirëpo mbrojtja e Makedonija GJ.P dilte fituese në të gjitha përballjet kundrejt futbollistëve vendas, të cilët golin e barazimit e gjetën vetëm në minutën e 86-të, kur një top i kthyer me kokë nga ana e Andylhadi Jahja, arriti deri te Marjan Altparmakovski, i cili nuk fali dhe nga afërsia me kokë barazoi shifrat në 1:1.

Koha ishte shumë e shkurtër deri në fund të takimit, ashtu që rezultati mbeti i pandryshuar, ndërsa pas këtij barazimi edhe këto dy skuadra vazhduan pa ndryshime në renditjen tabelare, duke qenë në mesin e TOP4 skuadrave. (infOSport.mk)

Leave a Reply