Milani mbrëmjen e kaluar nuk shkoi më shumë se një barazim 2:2 në ndeshjen e parë të 1/16 së finales kundër Crvena Zvezdas në Beograd. Megjithatë kjo nuk përbënë lajmin e vetëm të keq për “kuqezinjtë”, të cilët nga kjo ndeshje humbën edhe mesfushorin, Ismael Benaser.
Luftëtari i mesfushës, i cili kohët e fundit u kthye pas një dëmtimi të gjatë, u largua nga fusha në minutën e 39-të të ndeshjes, duke prekur kofshën e djathtë të tij.
Lojtari padyshim do i nënshtrohet testeve të nevojshme, por duket thuajse e pamundur që ai të arrijë të jetë i gatshëm për ndeshjen e së dielës ndaj Interit. Vendin e tij edhe në atë ndeshje pritet ta zë Tonali, që e zëvendësoi edhe kundër Crvena Zvezdës.