Konte merr një lajm të keq para derbit me Milanin

Interi javën e kaluar pas një kohe shumë të gjatë morri kryesimin e renditjes në “Serie A”, duke zbritur nga piedestali Milanin, kundërshatrin e rradhës, me të cilët do të takohen të dielën më fillim në ora 15:00.

Një përballje kjo tepër e rëndësishme në garën për titull, teksa Antonio Konte ka marrë një lajm të keq në prag të kësaj sfide.

Mesfushori i Interit, Stefano Sensi ka pësuar një tërheqje muskulore dhe është në dyshim të madh për përballjen e fundjavës. 25-vjeçari ka qenë i pafat këtë sezon, duke u detyruar të humbasë shumë ndeshje për shkak të problemeve fizike.

 

Leave a Reply