Porto tronditi Juventusin dhe Ronaldon (VIDEO)

Skuadra e njohur portugeze e Portos ka mundur 2:1 Juventusin në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve, njofton “infOSport.mk”. Vetëm pas dy minutave lojë Mehdi Taremi ndëshkoi gabimin e rëndë të Rodrigo Bentakur, duke kaluar në epërsi skuadrën portugeze.
Në minutën e 46-të Musa Marega shënoi edhe golin e dytë në rrjetën e Shçezni. Federiko Kieza riktheu shpresat e tironezëve me golin e realizuar në minutën e 82-të, gol ky që mund të luaj një rol shumë të rëndësishëm për ndeshjen e kthimit në Itali.


Super ylli i “biankonerëve”, Kristiano Ronaldo u rikthye për të luajtur në vendlindjen e tij, mirëpo i njëjti ishte neutralizuar nga ana e mbrojtësve të skuadrës nga “Dragao”.

Zonja e Vjetër në pjesën e më të madhe të ndeshjes ndodhej në gjumë, mirëpo në fund morrën një rezultat shpresdhënës në tokën portugeze, që ju japin shumë shanse atyre për të siguruar kualifikimin në ndeshjen që do të zhvillohet në “Allianc Stadium”. (infOSport.mk)

Leave a Reply