Fjalët e para të Asanit dhe Ajrullahut te UTA Arad

Prej ditës së djeshme skuadrës rumune të UTA Arad, që garon në Ligën e Dytë iu bashkuan edhe dy futbollistët shqiptarë, Bujamin Asani dhe Izet Ajrullahu, njofton “infOSport.mk”.

28-vjeçari Bujamin Asani te UTA Arad u transferua nga rradhët e FC Shkupit, derisa 19-vjeçari Izet Ajrullahu erdhi nga rradhët e skuadrës hungareze të Ujpesht.

Që të dy te UTA Arad do bashkohen me shkupjanin tjetër, Mevlan Adili, i cili një vit më parë iu bashkua kësaj skuadre që sezonin e kaluar dështj të ngjitet në Ligën e Parë rumune.

“Është një hap i madh në karrierën time, unë dua të bëj gjëra të mira dhe të ndihmojë ekipin për tu ngjitur në Premierligën rumune” – tha Bujamin Asani, i cili gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe me Rabotniçkin, Skopjen dhe skuadrën azere të Kapaz.

Në anën tjetër Ajrullahu u shpreh: “Jam i lumtur që kam ardhur këtu, unë do të bëj çmos, ndërsa mendoj se nëse të gjithë së bashku punojmë shumë, atëherë mund të arrijmë të sigurojmë një vend për në Premierligë” – tha Ajrullahu, i cili në karrierën e tij ka qenë pjesë e grupmoshave të reja të FC Shkupit, Rabotniçkit si dhe skuadrës së Ujpeshtit.

Leave a Reply