Meritan Shabani ka shënuar golin e parë për skuadrën holandeze VVV-Venlo që kur se futbollisti kosovar u transferua nga skuadra angleze e Vulverhemptonit, njofton “infOSport.mk”
Meritan Shabani shënoi golin e fitores për Venlon, edhe atë në kohën shtesë prej dy herë nga 15 minuta, kjo pasi ndeshja çerekfinale e Kupës së Holandës, kundër Nijmegen gjatë 90-të minutave lojë u mbyll me barazimin 1:1.
Shabani realizoi në minutën e 105-të, kur mjaft mirë u shërbye në zonën kundërshtare dhe me të djathtën e tij edhe për herë të dytë mposhti portierin vendas, Branderhorst.
Pikërisht goli i Shabanit kualifikoi Venlon në gjysmëfinale të Kupës, aty ku do të luaj edhe Hernveni, që në një ndeshje dramatike eliminoi Fejenordin me rezultatin 4:3. (infOSport.mk)