Enis Bardhi në ditën e pavarësisë së Kosovës shënon golin e parë të këtij edicioni në La Liga (VIDEO)

Enis Bardhi ka gjetur golin e tij të parë në sezonin aktual në La Liga, teksa sonte shënoi ndaj liderëve të Atletiko Madridit, njofton “infOSport.mk”.

Bardhi shënoi pas 17 minutave lojë, kur mjaft mirë u shërbye në zonën kundërshtare nga ana e Zhorge de Frutos, dhe nga afërsia nuk e kishte të vështirë të shënonte në rrjetëne Jan Oblak.

Për shkupjanin ishte ky goli i parë sezonal në La Liga, aty ku ka regjistruar edhe 2 asiste dhe në përgjithësi goli i dytë, pas atij në kuadër të Kupës së Mbretit ndaj Vljadolidit.

Mirëpo që pjesa e parë të mbyllet me barazim, u përkujdes Markos Ljorente me golin e realizuar në minutën e 37-të.

Pas pak starton edhe pjesa e dytë, në të cilën të dyja skuadrat do të kërkojnë golin e avantazhit. Bardhi me Levanten e tij pas 22 xhirove të deritanishme renditen në pozitën e 11-të, derisa Atletiko Madridi mban pozitën e parë, para gjigandëve të Barcelonës dhe Realit të Madridit. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply