Mbappe fanellën me të cilën i shënoi 3 gola Barcelonës ja dhuroi Khabibit

Kylian Mbappe u shpall njeriu i ndeshjes kundër Barcelonës në takimin e parë që skuadra e tij, PSZh, e zhvilloi në “Kamp Nou” në kuadër të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve Europian, njofton “infOSport.mk”.

Ylli francez i PSZh-së shënoi “hat-trik” në fitoren 4:1 të skuadrës kampione të Francës, që në këtë mënyrë sheh veten shumë pranë kualifikimit në çerekfinale. Pas ndeshjes, Mbappe fanellën me nënshkrimin e tij i’a bëri dhuratë kampionit absolut të UFC-së, Khabib Numragomedov, i cili një gjë të tillë kishte bërë të ditur përmes  rrjeteve sociale.

“Kënaqësi e dyfishtë që është përballë Barcelonës” – kishte shkruar Khabib Numragomedov, duke bërë me dije se është kjo dhurata nga ana e Mbappe me fanellën me të cilën ja shënoi 3 gola skuadrës “katalunase”.

Leave a Reply