Futbollisti brazilian, Viktor Nildo Xhufo, ashtu edhe siç paralajmëruam gjatë ditës së djeshme, sot është prezantuar te Flamurtari i Vlorës, drejtuesit e së cilës skuadër ishin shumë aktiv në këtë merkatoje vere.
Xhufo ishte transferimi i 7-të te skuadra vlonjate e cila udhëhiqet nga ish trajneri i Shkëndijës, Shpëtim Duro. Pikërisht me rekomandim të këtij të fundit, Xhufo u transferua në Vlorë, ku shpreson të ketë më shumë hapësira dhe të dëshmojë talentin e tij, që padyshim se nuk mungon te ky futbollist.
FJALËT LAMTUMIRËSE TË BRAZILIANIT XHUFO (VIDEO)
Ai te Shkëndija pati shumë pak hapësira, ku në dy sezone e gjysmë zhvilloi gjithsej 43 ndeshje, duke regjistruar edhe 11 gola dhe 6 asiste.
Te Flamurtari, Xhufo do të gjejë ish shokun e tij të skuadrës, Muhamed Useinin, me të cilin një periudhë kishin luajtur bashkë te Shkëndija.
Rikujtojmë më parë Flamurtari nga kampionati elitarë i Maqedonisë, përveç Useinit, transferoi edhe mbrojtësin e djathtë të Rabotniçkit, Goran Siljanovski, ndërsa emra të ri te kjo skuadër në sezonin 2017/2018 do të jenë edhe Musta, Bicaj, Hoxhaj si dhe portieri, Nurkoviç.