Struga Trim Lum ka shënuar fitore minimale 1:0 ndaj Veleshtës në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Strugë gjatë ditës së sotme, njofton “infOSport.mk”.
Kjo ndeshje erdhi pas shtyerjes së ndeshjeve të para të stinorit pranveror, e ku Struga Trim Lum duheshe të takohet me Makedonija GJ.P.
Anulimi i këtij takimi, bëri që trajneri Srgjan Zaharievski gjatë ditës së sotme të caktojë një miqësore me ekipin e Veleshtës, që vazhdon përgatitjet për stinorin pranveror në Ligën e Dytë – Perëndim.
Zaharievski në këtë ndeshje ju dha mundësinë të gjithë futbollistëve që kishte në disponim, ndërsa ishte një gol i Abdylhadi Jahja ka fundi i takimit, që vulosi fituesin e kësaj perrballje.
Kujtojmë këto dy skuadra mes vete ishin takuar edhe javë më parë, në kuadër të përgatitjeve për stinorin pranveror, mirëpo e njëjta ishte mbyllur me barazim pa gola.