Ylli i Barcelonës, Lionel Messi dhe Antonella Rocuzo kanë lidhur kurorë me njëri tjetrin. Çifti ceremoninë e kurorzimit e realizuan në Rosario të Argjentinës, vendi ky ku Mesi dhe Rocuzo u lindën dhe u rritën.
Dasma u zhvillua në një nga hotelet më luksoze të kësaj zone. Të ftuarit në këtë dasëm ishin të shumtë, duke nisur nga ftyrat e njohura si Fabregas, Pujol, Çavi, Suarez, Laveci, Aguero, Maskerano edhe disa futbollistë të tjerë nga përfaqësuesja e Argjentinës.
Numri i të ftuarve në total ishte 260-të, ndërsa së fundmi në këtë darsëm mbërriti Nejmar me bashkëkombasin e tij Dani Alves. Nuk mungoi as Zherard Pike, i cili ka lënë pushimet në Bahamas së bashku me Shakirën, duke shkuar në Argjentinë për të uruar shokun e skuadrës Mesin.