Edhe pse është aktivizuar shumë pak këtë sezon me Napolin, kapiteni i përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani arriti të detyronte kundërshtarin Xhorxho Kielini t’i merrte penallti në sfidën e javës së 22-të të Serisë A, Napoli-Juventus.
Në minutën e 31-të të sfidës, kapiteni i kampionëve të Italisë i bllokon pamjen Rrahmanit duke e goditur në fytyrë. Pas disa minutash, arbitri Valeri konsultohet te VAR-i dhe akordon penallti për napolitanët.
Sulmuesi Lorenco Insinje morri përgjegjësinë për të ekzekutuar penaltinë e akorduar dhe nuk gaboi, duke kaluar në avantazh Napolin, skuadër kjo që e ruajti këtë epërsi deri në fund të takimit.
Me këtë fitore Napoli tashmë numëron 40 pikë, duke u renditur në pozitën e katërt, ndërkohë Juventus me 42 pikë renditet në pozitën e tretë.
Pavarësisht disfatës së mbrëmshme 2:0 ndaj Specias së Ardijan Ismajlit, Milani vazhdon të mbajë pozitën e parë me 49 pikë, dy më shumë se Interi, që me fitore eventuale ndaj Lacios sonte në mbrëmje, do të zbriste nga piedestali skuadrën fqinje, Milanin. (infOSport.mk)