Bobi Stojkoski, i cili gjatë sgtinorit vjeshtorë udhëhoqi skuadrën e Korabit në Ligën e Dytë – Perëndim, karrierën e tij prej trajneri ka vendosur sërish ta vazhdojë në futbollin sllovak, aty ku kishte punuar edhe më parë, para se të rikthehej në futbollin tonë vendor, njofton “infOSport.mk”.
Strategu 55-vjeçar, ka pranuar ofertën e skuadrës së Partizan Bardejov, që garon në Ligën e Dytë të Sllovakisë. Stojkoski të shtunën kishte edhe debutimin e tij në bankinën e kësaj skuadre, pjesë e së cilës në vijim të sezonit aktual do të jetë edhe futbollisti shqiptarë, Lutfi Bilali.
Që të dy bënë një debutim të suksesshëm, pasi mundën ekipin e Poprad me rezultatin 2:1, derisa golin e fitores e realizoi pikërisht futbollisti shqiptarë, Lutfi Bilali në minutën e 93-të.
Pas kësaj fitore, Partizan Bardejov menjëherë ju iku pozitave të rrezikshme, duke u pozicionuar tashmë në pozitën e 11-të me 17 pikë të tubuara.
Sa i përket trajnerit Stojkoski, vlen të përmendim se i njëjti te Korabi erdhi janarin e vitit 2020 nga skuadra sllovake e SFK Sered, ku luante rolin e asistentit, ndërsa gjatë karrierës së tij strategu maqedonas kishte udhëhequr edhe Makedonija Gj.P në dy periudha të ndryshme, duke luajtur rolin e asistentit, por edhe rolin e kryetrajnerit.
Ndryshe karrierën si trajner, Stojkoski e kishte nisur në Gjermani, te skuadra e Tus Bovinghausen, ndërsa te Korabi fillimin e vitit 2020 kishte zevendësuar Berat Imerin. (infOSport.mk)