Caktohen arbitrët e javës së 19-të në LPFMV

Të shtunën edhe zyrtarisht nis stinori pranveror në elitën e futbollit vendor, derisa nga Komisioni i arbitrëve pranë Federatës, tashmë kanë caktuar edhe emrat e arbitrëve që do të drejtojnë të gjitha 6 ndeshjet e javës së 19-të, njofton “infOSport.mk”.

Kështu ndeshjen e së nesërmes midis Akademia Pandevit dhe Rabotniçkit do ta drejtojë Igor Ivanov nga Velesi.

Ndeshja në Kratovë midis Sileksit dhe Shkëndijës, i është besuar struganit Jovan Kaçevskit, në Veles drejtësinë në ndeshjen Boreci-FC Shkupi do ta ndajë Marjan Stojanovski nga Kërçova, ndërkohë kryesori në stadiumin e qytetit në Strugë aty pranë liqenit ku mejdanin do ta ndajnë Struga Trim Lum dhe Makedonija GJ.P. do të jetë Krumisllav Gjorgjiev nga Shtipi.

Në Tetovë, Stojan Trpçevski do ta gjykojë ndeshjen midis Renovës dhe Bellasicës, ku skuadra e Qatip Osmanit shihet si favorite absolute, derisa “derbin” e kahmotshëm, Vardari – Pelisteri, do ta drejtojë Aleksandar Stavrev. (infOSport.mk)

Leave a Reply