Nga Shkëndija u largua me parametra zero, në Superligën e Kosovës figuron futbollisti më i shtrenjtë!

Te Shkëndija erdhi me shumë bujë, mirëpo në fund doli të jetë një blerje e dështuar e “kuqezinjëve”. Dallku nuk arriti të zë një vend titullari, ndërsa i njëjti me Shkëndijën luajti vetëm dy ndeshje kampionale.

I njëjti gjatë kësaj merkatoje të janarit u bë pjesë e Gjilanit në Superligën e Kosovës, vlera e të cilit kampionat është ngritur për disa milionë euro.

Përderisa në fillim të edicionit Superliga e Kosovës vlente 16.88 milionë euro, tashmë sipas “Transfermarkt” e njëjta vlen afër 24.82 milionë.

Poashtu gjërat kanë ndryshuar edhe tek vlerat e futbollistëve. Nëse së fundmi si futbollisti më i paguar figuronte sulmuesi maqedonas i Feronikelit, Marko Simonovski, tashmë futbollisti më i shtrenjtë në Superligën e Kosovës figuron të jetë futbollisti i ri i Gjilanit, Ardin Dallku, vlera e të cilit kap shifrën e 428 mijë eurove.

Dallku te Gjilani erdhi si lojtar i lirë, pasi pati një periudhë pushimi që nga koha kur u largua prej Shkëndijës së Tetovës, aty ku në asnjë moment nuk arriti të tregoj potencialin që ka, duke pasur parasysh se i njëjti vite me rradhë me shumë sukses mbronte ngjyrat e skuadrës ukrainase të Vorskla Poltava. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply