Juventusi ka ruajtur traditën dhe sërish ka eliminuar Interin nga ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Italisë, njofton “infOSport.mk”.
Zonja e Vjetër asnjëherë deri më tash nuk është eliminuar nga ky turne, kur përballë ka pasur Interin, ndërsa një gjë e tillë ndodhi edhe këtë herë.
Të dyja skuadrat barazuan pa gola në “Juventus Stadium”, mirëpo falë fitores 2:1 të bardhezinjëve në ndeshjen e parë në “Xhuzepe Meaca”, Juve siguroi një vend për në finalen e madhe.
Përveç kësaj “biankonerët” vazhduan traditën për të mos humbur në ndeshjet si vendas kundër Interit, edhe atë që nga viti 2012-të. (infOSport.mk)