Edhe një ndeshjet e vlefshme për 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve do të zhvillohet në fushë neutrale.
UEFA konfirmoi se ndeshja e parë midis Borusia Menhengladbahut dhe Mançester Sitit do të zhvillohet në “Pushkash Arena” në Budapest. Arsyeja është me ndalesën e fluturimeve midis Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe për shkak pandemisë nga Koronavirusi.
Dje u bë e ditur se edhe ndeshja midis Lajpcigut dhe Liverpullit gjithashtu do të zhvillohet në kryeqendrën hungareze, mirëpo me 16 shkurt, një ditë para ndeshjes midis Borusia Menhengladbahut dhe Mançester Sitit.
Pritet që edhe ndeshja e 1/8 së finales midis Atletiko Madridit dhe Çelzit të zhvillohet në Varshavë të Polonisë. (infOSport.mk)