Buzëqesh edhe Boreci. Pas largimeve të shumta nga kjo skuadër dhe ikjes së sponzorit kryesor, Koço Angjushev, te Boreci kanë ardhur edhe transferimet e para në prag të stinorit pranveror, njofton “infOSport.mk”.
Emra të rinj te skuadra nga Velesi do të jenë Filip Mishevski, Martin Talkov dhe Vançe Shikov.
Ky i fundit vjen nga rradhët e Tikveshit për të përforcuar mbrojtjen pas ikjes së dyshes Stojan Stojçevski – Nikolla Risteski.
Mishevski, i cili vjen nga rradhët e Makedonija GJ.P do të shtojë konkurrencën në krahun e djathtë të mbrojtjes, derisa Talkov do të jetë një armë shtesë për mesfushën e Borecit, skuadër kjo që stinorin vjeshtorë e mbylli në pozitën e 6-të me 25 pikë të tubuara.
Kujtojmë me 14 shkurt starton stinori pranveror, ndërsa ndeshjen e parë Boreci do ta zhvillojë kundër FC Shkupit në Veles. (infOSport.mk)